“S’dinim si t’i shpenzonim” - Policia iu sekuestron trafikantëve 5.8 milionë euro

Evropë

“S’dinim si t’i shpenzonim” - Policia iu sekuestron trafikantëve 5.8 milionë euro

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:04
Policia iu sekuestron trafikantëve 5.8 milionë euro

Policia e Londrës sekuestroi një sasi rekord prej 5.8 milionë paundësh para të thata, pas një operacioni të madh antidroge, që çoi në dënimin e tre personave.

Sipas shtypit vendas, të arrestuarit gjatë deklaratës së tyre në polici kishin thënë se ishin aq shumë para sa nuk dinin se si t’i shpenzonin.

Oficerët që ruanin një shtëpi në Fulham kishin parë një burrë, Ruslan Shamsutdinov, ndërsa po largohej nga shtëpia me çanta të rënda të cilat i mbante me vështirësi. Ai u arrestua pasi ngarkoi çantat me para në një makinë.

Më pas efektivët nisën kontrollet dhe brenda në shtëpi gjetën 5.8 milion paundë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat