​Zvicra mbyll hapësirën ajrore për shkak të takimit Biden-Putin?

Evropë

​Zvicra mbyll hapësirën ajrore për shkak të takimit Biden-Putin?

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Zvicra po shqyrton mundësinë e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Gjenevën gjatë samitit të presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Joseph Biden, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes zvicerane, Mireille Fleury.

Ajo tha për mediat ruse se vendimi përfundimtar për mbylljen e hapësirës ajrore gjatë samitit më 16 qershor nuk është marrë ende.

"Është e mundur që hapësira ajrore të mbyllet dhe të monitorohet. Tani për tani, vendimi përfundimtar për këtë çështje nuk është marrë ende," tha Fleury, duke shtuar se" përgatitjet po vazhdojnë ".

Takimi Putin dhe Biden është planifikuar të mbahet në Gjenevë më 16 qershor, i cili do të jetë takimi i parë ruso-amerikan qëkur Putini dhe paraardhësi i Biden, Donald Trump, u takuan në Helsinki në korrik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat