Nuk ka qetësi, SHBA stërvitje me Ukrainën. Rusia mobilizon ushtrinë!

Evropë

Nuk ka qetësi, SHBA stërvitje me Ukrainën. Rusia mobilizon ushtrinë!

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:32
Foto

Ushtria ruse do të ndjekë nga afër stërvitjen detare të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara dhe do të në gadishmëri për të reaguar menjëherë nëse do ta konsiderojë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare.

Komentet i bëri ministria ruse e mbrojtjes, në deklaratën e së cilës sqarohet stërvitja e përvitshme, e cila përqëndrohet në zonën e Detit të Zi, do të përfshijë personel nga një sërë vendesh të Nato-s.

Ajo do të zhvillohet nga data 28 qershor deri në 10 korrik.

Por Moska pretendon se stërvitje të tilla kanë shkuar shumë përtej asaj që Ukraina e konsideron si zonën e saj në Detin e Zi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat