Alarm në aeroportin e Francës, dyshohet për bombë në avion

Evropë

Alarm në aeroportin e Francës, dyshohet për bombë në avion

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:22
Air France

Një avion i cili vinte nga Çadi ka shkaktuar një situatë alarmante në aeroportin e Francës “Roissy Charles de Gaulle”, pasi dyshohej se në të gjendej një bombë.

Autoritetet policore kanë bërë evakuimin emergjent të pasagjerëve nga Air France, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe u shoqërua deri në aeroportin ‘Sharl dë Gol’ nga Forca Ajrore e Francës.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka deklaruar se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat