Flakët përfshijnë hotelin me 200 persona brenda

Evropë

Flakët përfshijnë hotelin me 200 persona brenda

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 23:22
Madrid

Godina e një hoteli në Madrid u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes, duke rrezikuar jetën e të paktën 200 personave që ndodheshin brenda saj në momentin kur flakët shpërthyen.

Zjarret shpëthyen kryesisht në katet e sipërme të hotelit me katër yje “Grand Nuevo Madrid”.

Një zëdhënës i emergjencave spanjolle tha se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe se përveç dëmeve materiale të shkaktuara, nuk raportohet asnjë person i lënduar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat