Kryeministri britanik merr dozën e dytë të vaksinës

Evropë

Kryeministri britanik merr dozën e dytë të vaksinës

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:37
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka marrë ditën sotme dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca” kundër COVID-19, në Institutin Francis Creek, në Londër.

Lajmin e ka bërë publik Downing Street.

Ndër të tjera shtohej se Johnson e mori dozën në 19 mars dhe më pas u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, që të bënin të njëjtën gjë.

Kryeministri 56-vjeçar, u shtrua në spital vitin e kaluar në një Njësi të Kujdesit Intensiv dhe kishte nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pasi komplikacionet e covid e çuan atë në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat