Greqi/ Vazhdojnë vaksinimet, por këmbëngul pandemia! 1/3 e vendit në nivel portokalli

Evropë

Greqi/ Vazhdojnë vaksinimet, por këmbëngul pandemia! 1/3 e vendit në nivel portokalli

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Greqia ka prekur sot shifrën prej 6 milion vaksinimesh nga fillimi i operacionit Liria. Sipas statistikave europiane deri tani 3.8 mln banorë kanë marrë dozën e parë, ndërsa 2.3 të tjerë janë vaksinuar krejtësisht, por përsëri Greqia renditet shumë poshtë në listën e vendeve të BE sidomos sa i përket marrjes së dozës së parë.

Ndërsa në qytetet e mëdha vaksinimi shkon në nivele të kënaqshme dhe në gjithë vendi kryhen gati 100000 vaksinime në dite, zv.ministri i Mbrojtjes civile ka paralajmëruar mbrëmjen e së premtes së 19 zona të vendit shumica në Greqinë e Veriut , por edhe në disa prej ishujve të vendit ka dyzim të njerëzve të cilët nuk shkojnë të vaksinohen.

Autoritet që kanë filluar edhe vaksinimin e emigrantëve në ishuj u bëjnë thirrje banorëve të shkojnë të vaksinohen pasi ende numri i vdekjeve mbetet i lartë, mbi 30 thuajse çdo ditë, dhe shumica e viktimave janë të moshuar që nuk janë vaksinuar.

Notis Mitarakis Ministër i Migracionit dhe Azilit: Vizituam, me shefin e Organizmit Kombëtar të Shëndetit spitalin e ishullit Hios dhe Qendrën e Emigracionit për të mbikëqyrur procesin e vaksinimit në ishujt tanë, për popullatën e gjerë dhe për azilkërkuesit. Deri tani programi po përparon me sukses.

Megjithëse barra epidemiologjike ka filluar të bjerë, në gjithë vendin mbeten ende 28 periferi nga 74 gjithësej në nivelin portokalli, pra një e treta, dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që Britania nuk ka pranuar të futet në listën jeshile për turistët e saj disa prej ishujve të Greqisë, sidomos Zakinthos, Rodos, Kos ,Kefaloni, Mikono dhe Santorini.

Lajmi ka sjellë pakënaqësi për banorët por edhe për qeverinë pasi turistët britanike janë në vendin e dytë në Greqi sa u përket pushuesve të huaj që vizitojnë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat