Një punëtor vdes dhe një fëmijë lëndohet rëndë nga stuhia në Gjermani

Evropë

Një punëtor vdes dhe një fëmijë lëndohet rëndë nga stuhia në Gjermani

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:20
Foto

Shumë pjesë të Gjermanisë u goditën nga një stuhi me shi të fortë dhe bubullima gjatë fundjavës, në të cilën një person humbi jetën dhe një fëmijë u lëndua rëndë.

Në Stuttgart, një punëtor në vendin e ndërtimit vdiq kur uji rrëzoi skelet dhe tre punëtorët tjerë morën lëndime trupore, raporton gazeta “Bild”.

Në Dusseldorf, një vajzë dymbëdhjetëvjeçare ra në rrugë nga biçikleta e saj pasi u godit nga rrufeja, dhe pastaj një makinë e goditi atë. Vajza mori lëndime të rënda, dhe nëna e saj u shtrua në spital për shkak të tronditjes.

Meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nga Deti i Veriut në Saksoninë dhe Bavarinë lindore dhe reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të Bavarisë.

Për shkak të shiut të madh, zona përreth stacionit kryesor hekurudhor në Stuttgart u përmbyt gjithashtu, dhe një zëdhënës i policisë tha këtë mëngjes se niveli i ujit arriti në 30 centimetra.

Policia tha se në pjesën lindore të provincës gjermane Hessen, uji hoqi shumë targa nga makina dhe u kërkoi qytetarëve që i gjenin t’i sillnin në stacionin më të afërt të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat