Britania raporton shifrat më të larta me COVID-19 që nga shkurti

Evropë

Britania raporton shifrat më të larta me COVID-19 që nga shkurti

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 23:02
Britani

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar shifrat më të larta ditore të koronavirusit, që prej muajit shkurt, duke bërë me dije se varianti Delta po përhapet në masë të madhe në të gjithë vendin.

Të mërkurën në Britani të Madhe u regjistruan shtatë mijë e 540 raste të reja, transmeton ABC News.

Deri më tani, 127 mijë e 860 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Angli.

Në anën tjetër, ekspertët anglezë të shëndetësisë, po shpresojnë që përdorimi i shpejtë i vaksinave do të ndikojë në uljen e raseve të koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat