Dërgohet në gjyq personi i cili goditi me shuplakë presidentin Macron

Evropë

Dërgohet në gjyq personi i cili goditi me shuplakë presidentin Macron

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:11
Emmanuel Macron

Personi i cili po akuzohet për goditjen e Presidentit francez Emmanuel Macron,  gjatë një vizite në Francë këtë javë do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm, thanë autoritetet franceze.

“28-vjeçari i identifikuar si Damien, ka pranuar gjatë seancës se ka goditur kreun e shtetit”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.

Incidenti ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin, shkruan Euronews.

Macron, i cili ishte në një vizitë në një shkollë mikpritjeje në Drome, u godit të Martën në fytyrë ndërsa po shtrëngonte duart me një anëtar të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat