Hiqet shtetrrethimi në të gjithë Italinë

Evropë

Hiqet shtetrrethimi në të gjithë Italinë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:37
Itali

Shtetrrethimi do të hiqet të hën në Val Aosta, rajoni i fundit i Italisë, ku ishte ende në fuqi për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19, njuoftoi sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në një komunikatë.

Në po të njëjtën ditë, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambientet e hapura në Itali, përveç në vende me shumë njerëz.

Shtetrrethimi, që ishte ende në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00 do të hiqet në rajonin malor dhe frëngjishtfolës të Valle Aostas, në veriperëndim, që gjithashtu i jep fund kufizimeve të vendosura për vizitat në shtëpinë e miqve ose të afërm, deri më tani të kufizuar deri në katër të rritur, pa llogaritur të miturit.

“Me dekretin që sapo kam nënshkruar, e gjithë Italia zbardhet nga e hëna. Ky është një rezultat inkurajues, por ne duhet të jemi të kujdesshëm”, shkroi Speranza në Facebook, raporton ATSh.

“Beteja nuk është fituar ende”, shtoi ai, duke iu referuar varianteve më ngjitëse të virusit.

Vendi i parë në Evropë që ka përjetuar një shpërthim të përhapjes së COVID-19 në tremujorin e parë të vitit 2020, Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me më shumë se 4,25 milionë infektime dhe 127 418 të vdekur, nga të cilat 56 gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat janë përmirësuar dukshëm kohët e fundit, falë vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat