Po kthehej nga puna, 27 vjeçari vdes nga i nxehti në Itali

Evropë

Po kthehej nga puna, 27 vjeçari vdes nga i nxehti në Itali

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 07:09
Ilustrim

Një lajm tronditës raportohet nga Itali, ku një 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti.

I riu humbi jetë pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në shtëpi, pasi kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve.

Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuajse i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçikletën dhe u mbështet përtokë.

Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte përgjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kishte kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.

Image
Camara Fantamadi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat