Princi Philip nderohet me monedhë speciale

Evropë

Princi Philip nderohet me monedhë speciale

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:47
Foto

Thesari i Britanisë e ka zbuluar një monedhë të re të koleksionit special në nder të Princit Philip, i cili kishte vdekur në muajin prill në moshën 99 vjeçare.

Ata thanë të shtunën se dizajni i monedhës pesë poundëshe ishte aprovuar nga vetë Princi Philip në vitin 2008, ndërsa monedha përmban një portret origjinal të tij që është pikturuar nga artisti Ian Rank-Broadley.

Kjo monedhë është promovuar në Ditën e Forcave të Armatosura në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithëse është kartëmonedhë ligjore, ajo është projektuar si koleksion ose dhuratë me edicion të limituar dhe nuk do të hyjë në qarkullim të përgjithshëm, shkruan Associated Press.

Philip ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabetë II për 73 vjet. Në anën tjetër të monedhës është i stampuar monarku 95 vjeçar, siç është zakon në monedhat britanike.

Shefi i Thesarit, Rishi Sunak, tha se ky është një nder për Dukën e Edinburgut dhe mbretëreshën e tij të cilët kanë frymëzuar shumë njerëz gjatë shërbimit për kombin.

Monedha do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të Royal Mint, si dhe zyrat postare në Mbretëri të Bashkuar dhe aksionistëve specialë në Commonwealth dhe në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat