Vrau burrin që e dhunonte, gjykata e liron gruan franceze

Evropë

Vrau burrin që e dhunonte, gjykata e liron gruan franceze

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:35
Nathalie Tomasini

Francezja e cila ka pranuar se ka vrarë burrin e saj pas gati dy dekadash abuzim u lirua nga gjykata franceze këtë të premte, duke u përcjellë me duartrokitje të shumta nga dashamirët.

Valérie Bacot u dënua me katër vjet burg, ku tre prej të cilave ishin pezulluar. “Ajo u la e lirë sepse ajo kishte kaluar tashmë një vit në burg” , tha avokati i Bacot, Nathalie Tomasini jashtë gjykatës Chalon-sur-Saone në Francë.

“Unë do të doja të falënderoja gjykatën dhe gjithë mbështetjen që kam pasur nga të gjithë. Tani është koha për një luftë të re për të gjitha gratë dhe të gjitha keqtrajtimet”, u tha Bacot gazetarëve.

Kjo grua do të kthehet te fëmijët e saj sonte, për mua kjo është një fitore e madhe,” shtoi avokati Tomasini.

Bacot kishte pranuar se kishte qëlluar Daniel Polette më 2016. Polette kishte filluar ta përdhunonte atë kur ajo ishte vetëm 12 ose 13 vjeçe.

Në atë kohë ai ishte i dashuri i nënës së saj, ai më vonë u bë burri i Bacot dhe babai i katër fëmijëve të tyre. Ajo më parë i referohej atij si njerku i saj para se të martoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat