Presidenti çek bën deklaratën: Transgjinorët janë të neveritshëm

Evropë

Presidenti çek bën deklaratën: Transgjinorët janë të neveritshëm

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:06
Milos Zeman

Presidenti i Çekisë Milos Zeman është kritikuar, pasi tha në një intervistë televizive, se njerëzit transgjinorë janë "të neveritshëm".

"Nëse i nënshtroheni një operacioni për ndryshimin e seksit, ju në thelb po kryeni një krim të vetë-dëmtimit," tha ai.

Presidenti çek po i përgjigjej një pyetje në lidhje me një ligj të diskutueshëm në Hungari, që ndalon portretizimin ose promovimin e homoseksualitetit midis moshave nën 18 vjeç, raporton BBC.

Ai tha se mbështeste legjislacionin, i cili është dënuar nga udhëheqësit e BE.

"Unë mund të kuptoj homoseksualë, lesbike dhe kështu me radhë," tha 76-vjeçari.

"A e dini se kë nuk i kuptoj fare? Transgjinorët ... çdo operacion është një rrezik dhe këta transgjinorë për mua janë të neveritshëm."

Republika çeke është një nga vendet më liberale seksuale në ish bllokun komunist, megjithëse disa politikanë të saj kanë përdorur retorikë gjithnjë e më konservatore.

Pushteti presidencial në vend është i kufizuar, por presidenti ka të drejtë të vërë veton për çdo projektligj të miratuar tashmë nga parlamenti, përveç projektligjeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat