Aksion i policisë kroate në Zagreb, në mesin e të arrestuarve edhe drejtori i televizionit publik HRT

Evropë

Aksion i policisë kroate në Zagreb, në mesin e të arrestuarve edhe drejtori i televizionit publik HRT

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Në një aksion të policisë kroate dhe zyrës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK), në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zagreb kanë arrestuar disa persona në mesin e tyre edhe drejtorin e televizionit publik HRT, Kazmir Baçiq.

Aksioni i policisë është duke vazhduar e siç mësojnë mediat kroate, policia ka trokitur në dyert e disa personave në rajonin e Zagrebit.

Bëhet fjalë për dyshimet për afera korruptive dhe lidhjeve me menaxhmetin e komunës së Zagrebit. E në mesin të arrestuarve është edhe Zdravko Krajina, Denis Mohenski, Andrej Shulentiq, Jelena Çekliq dhe Vladimir Xhaji.

Mediat kroate raportojnë se Krajina është shoferi i ish-kryetarit të Zagrebit, Millan Bandiqit. E Denis Mohenski i njohur si “mbreti i Adventas së Zagrebit, falë ish-kryetarit të Zagrebit kishte shtëpi të ndryshme luksoze.

Andrea Shulentiq ka qenë këshilltare e kryetarit të komunës, e Jelena Çekliq gjithashtu kishte shërbyer në komunën e Zagrebit.

Arrestimi i drejtorit të televizionit publik, Krazimir Baçiq dyshohet të ketë lidhje me një ndërmjetësim mes kryetarit të atëhershëm Milan Nadiq dhe drejtorit të fabrikës së llambave, Milan Lonçar – që gjithashtu ka përfunduar në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat