Kryeministri vesh ministrat me fanellën e kombëtares

Evropë

Kryeministri vesh ministrat me fanellën e kombëtares

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:50
Kryeministri Denys Shmyhal kryesoi takimin i veshur me fanellën me numrin 7 të kapitenit Andriy Yarmolenko

Qeveria e Ukrainës ka festuar kualifikimin historik të skuadrës së tyre për në çerekfinalet e kampionatit Europian duke zhvilluar një mbledhje të posaçëm.

Kryeministri Denys Shmyhal kryesoi takimin i veshur me fanellën me numrin 7 të kapitenit Andriy Yarmolenko dhe ministrat e tjerë gjithashtu u paraqitën me fanellat e Ukrainës.

Para fillimit të Europianit, Ukraina ishte objekt diskutimi pasi në fanellat e tyre kishin vendosur edhe një pjesë të Krimesë, me shprehjen. “Lavdi Ukrainës!” dhe “Lavdi heronjve!” Protestat e Rusisë ishin të mëdha, aq sa detyroi UEFA-n që përfaqësuesja ukrainase të hiqte fjalët, duke e parë si politike.Andriy Shevchenko po mban gjallë ëndrrën e një vendi të tërë, jo vetëm adhuruesve të tij.

Image

Pasi hyri në histori, duke prekur çerekfinalet e Botërorit si futbollist, por edhe të njëjtin raund të Kampionatit Europian si trajner, ish-ylli i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, ka shënjestruar tashmë Anglinë.

Nesër, kombëtarja ukrainase do të luajë kundër “Tre Luanëve” në stadiumin “Olimpico” të Romës, me oreksin për të përparuar më tej.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat