​Gjermania ndalon shitjen e produkteve plastike me një përdorim

Evropë

​Gjermania ndalon shitjen e produkteve plastike me një përdorim

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Gjermania ka ndaluar shitjen e produkteve plastike me një përdorim, duke zbatuar kështu një direktivë evropiane që synon mbrojtjen e oqeaneve nga ndotja.

Ligji i ri, i miratuar në shtator të vitit të kaluar, hyn në fuqi sot dhe ndalon, ndër të tjera, "shkopinj veshi, takëm, pjata, kashtë, lugë dhe gota".

Disa paketime polistireni të përdorura për paketimin e ushqimeve janë gjithashtu të ndaluara.

Ligji gjerman zbaton direktivën evropiane të miratuar në 2018, pas disa muaj negociatash midis anëtarëve të BE, të cilat ndaluan disa kategori të ndryshme të plastikës.

Sipas Komisionit Evropian, produktet e synuara nga direktiva përfaqësojnë 70 për qind të plehrave që përfundojnë në oqeane dhe në plazhe.

Shitja e stoqeve ekzistuese duhet të mbetet e lejuar pas vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat