Operohet Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, do qëndrojë edhe pesë ditë në spital

Evropë

Operohet Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, do qëndrojë edhe pesë ditë në spital

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:54
Papa Françesku

Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës.

Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar prej kohësh. Sipas mediave italiane, mjeku që ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe 5 ditë.

Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15”:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.

Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat