Kushdo që futet në këtë vend i pavaksinuar do të duhet të vetëizolohet

Evropë

Kushdo që futet në këtë vend i pavaksinuar do të duhet të vetëizolohet

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Sllovakia ka ndryshuar rregullat për të gjithë qytetarët që do të duan të futen në këtë vend. Mediat lokale shkruajnë se përsonat e pavaksinuar që duan të hyjnë në vend pas datës 9 korrik 2021, do t’iu kërkohet të regjistrohen përmes formularit eHranica dhe më pas pastaj të vetë-izolohen.

Edhe vetë Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Martin Klus ka shkruar se ata që janë të vaksinuar përjashtohen automatikisht nga vetë-izolimi.

“Kushdo i vaksinuar plotësisht që kthehet në Sllovaki nga jashtë do të përjashtohet automatikisht nga vetëizolimi dhe testimi, sepse ai ose ajo do të jetë në gjendje të provojë vaksinimin përmes një certifikate evropiane ose kombëtare Covid,”- shkroi Klus në një status në “Facebook”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë përgatitur dhe një listë me vendet ‘jeshile’ dhe të kuqe’. Shqipëria është pjesë e kësaj të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat