​Plenkoviq: Kroacia për pranimin e vendeve në BE në përputhje me meritat

Evropë

​Plenkoviq: Kroacia për pranimin e vendeve në BE në përputhje me meritat

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:26
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq sot në samitin virtual në Procesin e Berlinit, ka theksuar nevojën për të arritur një konsensus të shpejtë mbi kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, në mënyrë që bisedimet e pranimit të mund të hapen menjëherë.

Në takimin, i cili u mbajt nën kryesimin e kancelares gjermane Angela Merkel, u diskutuan arritjet në shtatë vitet e ekzistencës së asaj iniciative diplomatike, e cila synon të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër integrimit evropian.

Plenkoviq vuri në dukje se Kroacia mbështet vazhdimin e politikës së zgjerimit, bazuar në meritat individuale të secilit vend, e cila u përcaktua gjithashtu në samitin e Zagrebit gjatë Presidencës kroate të Këshillit të BE në maj 2020.

Ai tha se Kroacia mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes mbi Heqjen e Tarifave të Roaming në Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, si një arritje e rëndësishme që do të përmirësojë lidhjen digjitale të rajonit, teksa bëri të ditur se Kroacia në formë solidariteti ka dhuruar tashmë 360 mijë doza vaksina për Evropën Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat