‘Morën me vete’ bagëtitë, rrugët dhe pajisjet bujqësore – pamjet e frikshme të përmbytjeve në një provincë të Turqisë

Evropë

‘Morën me vete’ bagëtitë, rrugët dhe pajisjet bujqësore – pamjet e frikshme të përmbytjeve në një provincë të Turqisë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:49
Foto

Përmbytjet e së martës vonë çuan në një shembje të një rruge ku një katastrofë e ngjashme mori shtatë jetë njerëzish dy vjet më parë në të njëjtin vend në Düzce të Turqisë veriore.

Sipas mediave të huaja, një pjesë e një rruge që lidh fshatrat Esmahanım dhe Uğurlu në provincë iu nënshtrua ujërave masivë të një përroi që kishte dalë nga shtrati pas reshjeve të mëdha të shiut.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nxituan në zonë dhe shpëtuan 21 njerëz të cilët ishin bllokuar në tokën më të lartë ku u strehuan pas përmbytjeve.

Madje, siç bëhet e ditur më tej, disa u ngjitën në çatitë e shtëpive të tyre kur katet e poshtme u përmbytën.

Ndërkohë punëtorët e pajisur me buldozerë po punonin për të ndërtuar një rrugë alternative për hyrjen në fshatra të mërkurën.

Guvernatori i Düzce-s, Cevdet Atay, u tha gazetarëve pas një vizite në fshatra se asnjë fatalitet ishte i vetmi ngushëllim.

Ai tha që ekuipazhet punuan për orë të tëra dhe ata ngritën një ekip krize për të ndihmuar vendasit dhe për të rivendosur rrugët.

Veç kësaj, mediat turke raportojnë se edhe dy fshatra të tjerë pësuan dëme në përmbytjet.

Si pasojë, një numër i madh bagëtish dhe delesh u vranë gjithashtu nga përmbytjet ndërsa ujërat e përmbytjes morën traktorë, pajisje bujqësore dhe makina në fshatra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat