Padi për fshehjen e rreziqeve shëndetësore nga zjarri i Notre-Dame

Evropë

Padi për fshehjen e rreziqeve shëndetësore nga zjarri i Notre-Dame

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 21:46
Notre-Dame

Autoritetet e kryeqytetit të Francës gjenden përballë një padie pas zjarrit në katedralen e Notre-Dame, për shkak të emetimeve të lëndëve të rrezikshme për shëndetin si pasojë e djegies së tyre gjatë zjarrit.

Padia është ngritur nga sindikata CGT-Paris, shoqata “Henri Pezerat” dhe qytetarë të thjeshtë.

“Mbi 400 tonë plumb janë djegur gjatë zjarrit, të cilat janë shkrirë pjesërisht ose shkërmoqur në mikrogrimca, të cilat janë shpërndarë në atmosferë”, shkruhet në padi.

Sipas tyre, nuk ka dyshime për rrezikun që i kanoset shëndetit publik, teksa ka edhe studime nga ente zyrtare që e mbështesin argumentin e tyre.

“Pavarësisht përmasave të zjarrit dhe dijeninë mbi rrezikun e ndotjes dhe kontaminimit… nuk u morën masa të veçanta nga autoritetet përkatëse (Ministria e Kulturës, Agjencia e Shëndetit Rajonal dhe Policia), për më shumë se tre muaj pas zjarrit”, shkruhej më tej.

Ata pretendojnë se Këshilli i Qytetit të Parisit “ka mbajtur me dashje në errësirë shkollat dhe çerdhet që ndodhen pranë katedrales, duke fshehur realitetin mbi nivelin e ndotjes nga djegia e materialeve prej plumbi në këtë zonë”.

Më tej, ata shprehen se autoritetet kanë fshehur gjithashtu dhe rezultatet e analizave mbi grimcat e pluhurit në ajër për më shumë se 2 muaj.

“Fëmijët (në çerdhe dhe shkolla), banorët dhe punonjësit ishin qartazi të ekspozuar ndaj rreziqeve që sjell ekspozimi ndaj plumbit”, e cila përbën veprën penale të vënies në rrezik të jetës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat