Një grua në Belgjikë nuk ia doli – pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta të COVID-19

Evropë

Një grua në Belgjikë nuk ia doli – pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta të COVID-19

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 19:04
Belgjikë

Shkencëtarët belg të dielën raportuan se një grua e moshuar kishte vdekur nga COVID-19 pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.

“Kjo është një nga rastet e para të dokumentuara të bashkë-infeksionit me dy variante shqetësimi të SARS-CoV-2”, ka thënë bilogia molekulare Anne Vankeerberghen, autore e studimit të lëshuar nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ECCMID).

Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst pas disa “goditjesh”.

Ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive për sëmundjen pas mbërritjes në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Sidoqoftë, ajo “zhvilloi me shpejtësi simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë”, tha deklarata.

Sipas Dr. Vankeerberghen, “është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientit”.

Gjatë testimeve dhe sekuencave të gjera, spitali zbuloi se ajo ishte infektuar me dy variante: Alpha, i cili fillimisht erdhi në Britani, dhe Beta, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

“Të dy variantet po qarkullonin në Belgjikë në atë kohë, kështu që ka të ngjarë që zonja të ishte infektuar nga dy persona të ndryshëm. Për fat të keq, ne nuk e dimë se si ishte infektuar”, ka thënë tutje Dr. Vankeerberghen.

Të dy variantet u raportuan për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në dhjetor të vitit të kaluar dhe që atëherë janë përhapur në më shumë se 40 vende të botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat