Gruaja gjermane mes lotësh rrëfen tmerrin e përjetuar nga vërrshimet, ajo ka një lutje

Evropë

Gruaja gjermane mes lotësh rrëfen tmerrin e përjetuar nga vërrshimet, ajo ka një lutje

Nga: M.L. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Bad Münstereifel - Alexandra nga Bad Münstereifel iu drejtua gjermanëve mes lotësh. Fatkeqësia e përmbytjes shkatërroi fshatin e tyre, shkruan Bild.de përcjell gazeta “Bota sot”.

Alexandra regjistroi një video nga kati i sipërm i shtëpisë së saj, e cila ju lë pa fjalë. Ajo tregon se çfarë fuqie ka uji, se si batica merr gjithçka me vete. Ajo kalon nëpër fasadat e dyqaneve të larta sa një njeri. Skena të këqija që nga e enjtja në mbrëmje.

"Kishim frikë për jetën tonë", thotë Alexandra. Shtëpia nuk është shkatërruar, por është fundosur, ajo duhej të mbështetej - uji rrënoi gurët nga themeli. Do të kalojë shumë kohë para se të fillojë pastrimi dhe riparimet.

Frika se rajoni do të vuajë për vitet që vijnë

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për Alexandrën: "Unë kërkoj që njerëzit në Eifel të mos na harrojnë dhe të kthehen kur të kemi gjithçka gati", thotë ajo mes lotëve.

Banorët e rajonit popullor të pushimeve duan ta rindërtojnë jetesën e tyre. Alexandra: "Mos na lini vetëm në vitet pas!"

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat