Rrëzohet helikopteri në Ukrainë, dy të vdekur

Evropë

Rrëzohet helikopteri në Ukrainë, dy të vdekur

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një helikopter është rrëzuar në rajonin Nikolayevsk të Ukrainës ku ndërruan jetë 2 pjesëtarët e ekuipazhit.

Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës njoftoi se helikopteri “MI-2” u rrëzua afër qytetit të Zayve.

Pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flaka, duke lënë të vdekur pilotin dhe asistentin e tij.

Shkaqet e aksidentit në të cilin humbën jetën ata ende nuk dihen, ndërsa po zhvillohen hetimet lidhur me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat