Ditë përvëluese në Athinë

Evropë

Ditë përvëluese në Athinë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:57
Athinë

Kryeqyteti grek u përfshi këtë të premte nga vala e tretë e të nxehtit brenda një muaji, duke shtyrë qytetarët që t’i drejtohen plazheve më të afërta, ndërsa Akropoli iu mbylli dyert turistëve gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Një erë e nxehtë përshkoi qytetin ndërsa temperatura në termometër shënoi 41 gradë Celsius.

Temperaturat e larta parashikohet të vijojnë, ku disa zona të Greqisë do e përjetojnë më shumë të nxehtin. Për disa turistë kjo lloj nxehtësie ishte e papritur.

“Për mua është shumë e lartë pasi vij nga Franca dhe atje është 15 gradë, kështu që pata një tronditje të vërtetë kur arrita këtu,” – u shpreh turistja franceze Cyrielle Jardin.

Por, ka dhe të tjerë që i kanë mirëpritur temperaturat e larta.

“Më pëlqen, ne jemi nga Shën Petersburgu dhe nuk është aq nxehtë sa këtu. Më pëlqen këtu, jam mirë me vapën, vetëm pak ujë, ose birrë ndoshta,” – tha turisti rus Alexander.

Nxehtësia bëri që Akropoli, i cili tërheq mijëra vizitorë, të mbyllet për katër orë.

“Unë jam pak i irrituar, nuk kishte asnjë njoftim si, derisa të mbërritëm deri këtu,” – tha Elaina Vlagos, e cila ishte duke vizituar kryeqytetin grek  me familjen e saj nga Çikago.

Ndërsa Greqia po përgatitet për një ditë tjetër të nxehtë, në Evropën veriore mbi 1.000 njerëz rezultojnë të zhdukur, mbi 100 persona kanë vdekur dhe shumë rajone janë dëmtuar nga përmbytjet, kryesisht në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat