Mbi 400 hektarë tokë digjen në Barcelonë, zbulohet shkaku i zjarrit

Evropë

Mbi 400 hektarë tokë digjen në Barcelonë, zbulohet shkaku i zjarrit

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:55
Barcelonë

Mbi 400 hektarë tokë janë djegur deri më tani nga zjarret që ka kanë përfshinë parkun kombëtar të Cap Creus në Girona, afërsisht dy orë larg Barcelonës, në Spanjë.

Autoritetet vendase raportojnë se 200 zjarrfikës janë duke “luftuar” me flakët dhe në mbështjeje të tyre janë edhe disa helikopterë.

Ndërkohë, 350 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, pasi flakët iu afruan zonave të banuara, thanë zjarrfikësit.

“Zjarri u shkaktua nga një bisht cigareje, dhe ky është një turp,” tha këshilltari i brendshëm, Joan Ignasi Elena, i cili bëri thirrje që qytetarët të jenë më të përgjegjshëm.

Zona është një vend turistik që tërheq shumë turistë, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Për shkak të klimës së saj të nxehtë dhe të thatë, Spanja shpesh përfshihet nga zjarret e mëdha gjatë verës.

Sipas ekspertëve, flakët rrezikojnë të bëhen më të shpeshta dhe shkatërruese për shkak të ngrohjes globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat