Zyrtarët gjermanë mbrojnë përgatitjet e tyre ndaj përmbytjeve

Evropë

Zyrtarët gjermanë mbrojnë përgatitjet e tyre ndaj përmbytjeve

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 06:15
Ilustrim

Zyrtarët gjermanë po mbrojnë përgatitjet e tyre ndaj përmbytjeve të furishme javën e kaluar që kapën shumë njerëz në befasi dhe lanë mbi 190 njerëz të vdekur në Evropën Perëndimore.

Por ata pranojnë se do të duhet të nxjerrin mësime nga katastrofa. Përpjekjet për të gjetur më shumë viktima dhe për të spastruar shkatërrimet e lëna pas nga përmbytjet në një pjesë të Gjermanisë perëndimore, Belgjikës Lindore dhe Hollandës vazhduan sot ndërsa ujërat e përmbytjes filluan të tërhiqeshin.

Reshjet e shiut që shkaktuan përmbytje në mes të javës së kaluar ishin parashikuar, por paralajmërimet për dëmtime potencialisht katastrofike nuk duket se kishin përfillur nga autoritetet vendore.

Zyrtarët federalë të Gjermanisë u kritikuan se nuk dëgjuan një varg paralajmërimesh nga shkencëtarët përpara përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar - më të rëndat që kanë goditur vendin që nga viti 1962, kur një stuhi e Detit të Veriut la 315 gjermanë të vdekur.

Përmbytjet e fundit, të cilat ndikuan në rajonin e begatë të Rhineland të Gjermanisë, kapën shumë autoritete lokale, banorë dhe biznese në befasi, pavarësisht alarmit të parë për gjasat e përmbytjeve të ngritura më 10 korrik - tre ditë para se një përmbytje të shkaktonte që degëzimet e fryra të lumenjve Rhine dhe Meuse të dilnin nga shtrati.

Autoritetet gjermane të dielën kishin konfirmuar 155 vdekje, por prisnin që numri i të vdekurve të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet e tyre në ndërtesat e shkatërruara për qindra banorë të zhdukur.

Si qeveritë gjermane, ashtu edhe ato belge u paralajmëruan për gjasat e përmbytjeve, thonë shkencëtarët me Shërbimin e Menaxhimit të Emergjencave Kopernik dhe Sistemin Evropian për Përmbytjet. Belgjika kishte konfirmuar 27 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat