​Italia kërkon ndihmë për shkak të stuhisë së zjarrit në Sardenja

Evropë

​Italia kërkon ndihmë për shkak të stuhisë së zjarrit në Sardenja

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Sot Italia u kërkoi vendeve evropiane të dërgojnë aeroplanë zjarrfikës në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e zjarreve në pjesë të ishullit të Sardenjës.

Ministri i Jashtëm italian Luigi di Mayo shkroi në Facebook se mbrojtja civile e shtetit kishte kërkuar ndihmë, duke shprehur falënderimet për gjithçka që kishte mbërritur nga jashtë deri më tani.

"Dy aeroplanë nga Franca janë në rrugën e tyre për në Sardenjë, për të cilën unë zyrtarisht ju falënderoj," tha ai.

Zjarri përfshiu provincën e Oristano në pjesën qendrore të rajonit perëndimor të ishullit italian dhe dogji mijëra hektarë tokë, dëmtoi jetën e egër dhe shkatërroi pronën.

Nuk pati raportime për lëndime, por agjencia e lajmeve ANSA thotë se 400 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre sot, dhe një numër i ngjashëm i njerëzve u evakuuan një natë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat