Putin telefonon Erdoganin, i dërgon avionë e helikopterë për shuarjen e zjarreve

Evropë

Putin telefonon Erdoganin, i dërgon avionë e helikopterë për shuarjen e zjarreve

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:52
Vladimir Putin, Recep Tayyip Erdogan

Rusia ka dërguar pesë avionë Il-76 dhe tre helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën me zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit, sipas një deklaratë të qeverisë turke.

Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

“Presidenti ynë zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin. Erdogan falënderoi Putinin për dërgimin e pesë avionëve Il-76 dhe tre helikopterë zjarrfikës Mi-8 në Turqi për të shuar zjarret që kanë përfshirë vendet’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga ana tjetër, presidenti rus dëshiron që situata të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Rusia, e cila po përballet me zjarre të shumta ka arritur të stabilizojë situatën në të gjithë vendin dhe, për këtë arsye mund të ndihmojë Turqisë që vuan nga e njëjta katastrofë natyrore, theksoi ministria.

Në fillim të javës, zjarret shpërthyen në rajonet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë. Deri më tani, gjashtë persona kanë vdekur dhe 183 janë plagosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat