Italia regjistroi 7,230 të infektuar

Evropë

Italia regjistroi 7,230 të infektuar

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 7,230 të infektuar me koronavirus nga 212,227 teste të kryera.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 27 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit për sot ishte në 3.4%, nga 3.1% të mërkurën. Kurse, numri i të shëruarve për sot ishte 3,371 të shëruar.

Mediat në vend bëjnë të ditur se në kujdesin intensiv janë shtruar sot tetë pacientë, (gjithsej 268), ndërsa shtrimet në pavijonet e tjera Covid u rritën me 100 (2,409). Në total, numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në thuajse 4,4 milionë kurse bilanci i viktimave është 128,163.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat