Riaktivizohen rrugët e emigrantëve nga ky shtet në Britani

Evropë

Riaktivizohen rrugët e emigrantëve nga ky shtet në Britani

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga një plazh në veri të Francës dhjetëra emigrantë hipën me qetësi në një gomone, destinacioni, brigjet britanike. Ndërsa gomonia niset me shpejtësi, emigrantët në bord ia bëjnë me dorë një burri që i ndihmoi të largohen. Burri që qëndroi në breg i përshëndet gjithashtu me dorë.

Gomonet e mbushura plot mezi ruajnë ekuilibrin dhe janë vazhdimisht në mëshirën e dallgëve të larta. Disa mbyten dhe nuk arrijnë në bregun tjetër.

Disa ditë më parë policia franceze gjeti në breg një jelek ngjyrë portokalli dhe disa sende personale. Rreth 30 apo 35 vetë që ndodheshin në gomone arritën fatmirësisht të kthehen në breg, dëshmon Rene Dusquesnoy, që shton se më pas lajmëroi policinë kur pa gomonen të mbytej.

Situata e fundit bëri që policia franceze të dislokohet në kanalin e La Manshit për shkak të riaktivizimit të valës së emigracionit të paligjshëm nga Europa Kontinentale drejt ishullit. Brenda këtij vitit autoritetet kanë identifikuar kalimin e paligjshëm dhe të rrezikshëm të mbi 10 mijë vetëve.

Të mërkurën u shënua ndërkaq një rekord i kalimit të emigrantëve të paligjshëm në ngushticën Dover, 482 vetë arritën në kalojnë në anën tjetër të kanalit në bordin e 21 varkave.

Pas një periudhe qetësia për shkak të motit të keq, kalimi i paligjshëm është riaktivizuar.

Sekretarja e Brendshme Britanike, Priti Patel është zotuar disa herë të bllokojë kalimin e emigrantëve nëpërmjet kanalit, por në të vërtetë numri i të ardhurve vetëm është rritur.

Muajin e kaluar zonja Patel lajmëroi arritjen e një marrëveshjeje me policinë franceze për të dyfishuar patrullimin ndërsa qeveria do të vendoste në dispozicion edhe 54 milionë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat