Të vdekur nga zjarret në veri të Athinës

Evropë

Të vdekur nga zjarret në veri të Athinës

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 08:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarret e papara që kanë përfshirë Europën jugore shkaktuan viktimat e para në Greqi. Situata është kritike, era vazhdon të përhapë zjarret.

Zjarret në veriun e kryeqytetit grek, Athinë nuk janë shuar ende, sepse gjithmonë krijohen vatra të reja që përhapen shpejt nga era. Së fundmi kërcënohej nga zjarret edhe qyteti i vogël 25 km larg Athinës, Egjios Stefanos.

Pamjet televizive tregojnë policët që detyrojnë edhe banorët e fundit  të qytetit prej 10.000 vetësh të largohen nga shtëpitë, shumë njerëz u larguan në panik, por ka edhe nga ata që nuk duan të largohen.

Image

Qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive. Një 38 vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike.

Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve. Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.

Image

Mijëra vetë ndërkohë kanë humbur strehët e tyre. Qeveria ofron ndërkohë fjetjen falas në hotele, por shumë vetë duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, kur ato nuk janë djegur apo kur duket se rreziku i zjarreve është larguar. Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për "rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme. "Po qe se disa vetë ende pyesin, nëse ndryshimi i klimës është realitet, ata duhet të vijnë këtu", u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonat ku kanë rënë zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat