Italia lejon dy anije të shpëtimit me 800 emigrantë të hyjnë në Sicili

Evropë

Italia lejon dy anije të shpëtimit me 800 emigrantë të hyjnë në Sicili

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Anija e shpëtimit “Sea Watch 3” e cila barte 257 emigrantë u lejua që të hyjë në territorin e Italisë, saktësisht në Sicili ditën e shtunën.

Kompania bamirëse e Gjermanisë njoftoi se u ankorua në portin Trapani, në Sicilinë perëndimore dhe nga 257 personat pjesëmarrës në bord, përfshirë 70 të mitur, u testuan për COVID-19 para se të dilnin në breg, njofton Euronews.

Mirëpo, disa orë më vonë, SOS Mediterranee njoftoi se varka shpëtimore e Ocean Viking me 549 emigrantë në bord ishte autorizuar të ankorohej në Pozzallo, në Sicilinë jugore gjatë ditës së sotme.

Por gjatë evakuimit të emigrantëve roja bregdetare italiane largoi një emigrant nga barka për arsye mjekësore të premten në mbrëmje, duke u bërë kështu evakuimi i katërt nga Oqeani Viking ditët e fundit.

Sipas organizatës SOS Mediterranee emigrantët më parë duhej të prisnim me ditë për zbarkim.

“Shumë shpesh në 3 vitet e fundit ata që shpëtoheshin në det duhej të prisnin me ditë për t’u zbarkuar, dhe një gjë e tillë u shkaktonte dëm shëndetit të tyre mendor dhe fizik”, tha SOS Mediterranee.

Në fillim të kësaj jave, Italia i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shtyjë shtetet e tjera anëtare të marrin disa nga mijëra azilkërkuesit që kanë mbërritur në vend muajt e fundit, një rritje kjo e madhe që nga viti 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat