Qyteti grek Rhodos goditet nga një tërmet 4.6 ballësh

Evropë

Qyteti grek Rhodos goditet nga një tërmet 4.6 ballësh

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:34
Ilustrim

Shteti i Greqisë pos problemit serioz me zjarret aktive për gjashtë ditë, sot u godit edhe nga një termet.

Tërmeti me magnitudë prej 4,6 ballësh u shënua pranë qytetit të Rhodos në Greqi rreth orës 12:13 të pasditës me kohën lokale. Ky informacion u bë i ditur nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Ky termet nuk shkaktoi dëme materiale, por dridhjen e ndjenë shumë banorë pranë zonës së epiqendrës.

Lëkundje kanë ndjerë edhe vendet si Kolympia, Archangelos, Afantou, Galiraki, ndërsa vendët që ndjenë lëkundje të dobëta nga tërmeti janë Sarigerme dhe Marmaris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat