Greqia bën bilancin e zjarreve, rreth 900 mijë hektarë tokë janë bërë shkrumb e hi

Evropë

Greqia bën bilancin e zjarreve, rreth 900 mijë hektarë tokë janë bërë shkrumb e hi

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Greqia ka regjistruar rreth 900 mijë hektarë të djegura në vetëm pak ditë nga zjarret katastrofike.

Në Atikë u dogjën 73.870 hektarë, në Evian e Veriut 518 .160 hektarë, në Olimpinë e Lashtë 100 mijë hektarë, në Egiali 42.050 hektarë, në Rodos 11.290 hektarë dhe në Manin Lindor 96.810 hëktarë.

Nuk përfundon me kaq, Greqia i frikësohet përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës pas zjarreve pasi shumë bimësi e pyje janë zhdukur tashmë.

Kjo sipërfaqe hektarësh të djegur pritet të rritet dita-ditës pasi zjarret janë në progres dhe në disa zona po bëhen edhe më të rrezikshme edhe seç ishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat