Nëntë persona i mbijetojnë rrëzimit të helikopterit në Rusi

Evropë

Nëntë persona i mbijetojnë rrëzimit të helikopterit në Rusi

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:28
Një helikopter Mi-8. Foto nga arkivi.

Nëntë persona janë gjetur të gjallë pas rrëzimit të një helikopteri më 12 gusht në Gadishullin Kamçatka të Rusisë, raportuan mediat ruse duke cituar autoritetet lokale.

Ekipet janë duke i kërkuar edhe shtatë personat tjerë që gjendeshin në bordin e helikopterit. Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se në bordin e helikopterit ishin 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Marina Volkova, zëvendësministre e Shëndetësisë në Kamçatka, tha se nëntë persona i kanë mbijetuar aksidentit.

Shtatë nga të mbijetuarit ishin pasagjerë dhe dy ishin anëtarë të ekuipazhit, raportoi TASS, duke cituar një përfaqësues të shërbimit të urgjencës.

Helikopteri Mi-8 ishte me turistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Raportohet se helikopteri është zhytur në një thellësi prej 100 metrash në një liqen.

Gadishulli Kamçatka është më shumë se 6.000 kilometra në lindje të Moskës dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve për peizazhin dhe natyrën e tij./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat