Betejë me zjarret në Kalabri dhe Siçili

Evropë

Betejë me zjarret në Kalabri dhe Siçili

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:55
Ilustrim

Kalabria dhe Siçilia vazhdojnë të digjen, pasi dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive, nxitur nga temperaturat përvëluese.

Në 24 orët e fundit, zjarrfikësit kanë kryer 528 ndërhyrje në përpjekje për të shuar flakët në dy rajonet dhe tre helikopterë po mbërrijnë nga Franca, të angazhuar ditët e fundit në Greqi.

Në Kalabri flakët po shkatërrojnë zonat Reggino, Catanzarese dhe Cosentino.

Situata më serioze paraqitet midis Cimuni di San Luca, Cardeto, Roghudi, Roccaforte del Greco, Mammola, Gioiosa Jonica, Grotteria, San Giovanni di Gerace, Caulonia dhe Cittanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat