Një 97-vjeçar shpëtohet me helikopter pas përmbytjeve

Evropë

Një 97-vjeçar shpëtohet me helikopter pas përmbytjeve

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një 97-vjeçar u shpëtua nga shtëpia e tij në rajonin e përmbytur të Detit të Zi të Turqisë.

Një helikopter zbriti për të shpëtuar të moshuarin Ahmet Kartal, së bashku me vajzën dhe dhëndrin e tij, të cilët ishin në shtëpinë e tij në rrethin Bozkurt të provincës Kastamonu, zona e goditur më keq nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur të mërkurën, të cilat shkaktuan vdekjen e 44 personave, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), sipas Anadolu Agency.

Të tre personat e shpëtuar u sollën në një zonë të sigurt me helikopter.

Dhëndri i të moshuarit, Musa Yıldırım shprehu mirënjohjen e tij pasi u shpëtua, duke thënë se ai kurrë nuk kishte përjetuar një fatkeqësi të tillë në jetën e tij.

Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat