Rrokulliset autobusi, tetë të vdekur e mbi 40 të lënduar

Evropë

Rrokulliset autobusi, tetë të vdekur e mbi 40 të lënduar

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tetë persona kanë vdekur pas aksidentimit të një autobusi në Hungari në mëngjesin e të dielës, njofton “Daily News Hungary”.

Aksidenti ka ndodhur në autostradë në afërsi të Szabadabattyanit. Mësohet se dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 46 janë lënduar më lehtë.

Autobusi me targa hungareze ishte rrotulluar rreth orës 4:55 të mëngjesit.

“Sipas të dhënave fillestare, tetë persona kanë vdekur e 48 janë lënduar.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Është bllokuar ajo pjesë e autostradës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat