Gjukanoviq për situatën në Afganistan: Mali i Zi u qëndron krah aleatëve

Evropë

Gjukanoviq për situatën në Afganistan: Mali i Zi u qëndron krah aleatëve

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:44
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se vendi i tij u qëndron krah SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s rreth situatës së krijuar në Afganistan.

“Mali i Zi u qëndron krah aleatëve të cilët janë të angazhuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Gjukanoviq.

“Si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, Mali i Zi dhe anëtarët e forcave tona të armatosura janë krenarë për kontributin që kanë dhënë në stabilitetin, paqen dhe zhvillimin demokratik të Afganistanit. Ngjarjet e fundit kanë rikonfirmuar se paqja nuk është vetëm mungesa e konflikteve”.

“Paqja, mbi të gjitha është nga të drejtat, liritë dhe institucionet e forta që funksionojnë. Ndryshimet mund të jenë për të mirë vetëm nëse janë gjithëpërfshirëse, përfaqësuese dhe jodiskriminuese.

Përgjegjësia për të ardhmen dhe sigurinë e një kombi duhet të ndahet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat