Italia regjistroi 7,160 të infektuar dhe 69 viktima në 24 orë

Evropë

Italia regjistroi 7,160 të infektuar dhe 69 viktima në 24 orë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:29
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,162 raste të reja me koronavirus nga 226,423 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 69 qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit rritet në 3.1 për qind nga dita e shkuar që ishte 0.9%. Të shëruarit për sot janë 7,424 kurse shtrimet në spitale janë në rritje.

Raportohet se në pavijonet e zakonshme Covid ndodhen 87 pacientë më shumë, ndërsa 19 të tjerë janë në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i pandemisë vendi numëron 4,456,765 të infektuar dhe 128,579 vdekje. Kurse, numri total i të shëruarve është rreth 4,2 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat