Zjarret në Greqi, një 14-vjeçar përgjegjës për 9 nga 13 vatrat

Evropë

Zjarret në Greqi, një 14-vjeçar përgjegjës për 9 nga 13 vatrat

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:18
Ilustrim

Një 14-vjeçar ka rrëfyer se është përgjegjës për nëntë nga 13 zjarret që kanë rënë në Theologos, Greqi që nga fillimi i gushtit.

I mituri u mor në paraburgim të mërkurën në mëngjes, ndërsa autoritetet u drejtuan në gjurmët e tij pasi shqyrtuan materialin video që kishin në dispozicion. Sipas mediave, adoleshenti i ndezi zjarret me një çakmak.

Në të njëjtën kohë, prindërit e tij janë shoqëruar në komisariat për shkak të moshës së tij.

Të enjten në mëngjes, 14-vjeçari do të dalë përpara prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat