Refuzoi të mbante maskë, Singapori dënon me 6 javë burg

Evropë

Refuzoi të mbante maskë, Singapori dënon me 6 javë burg

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:14
Benjamin Glynn

Një britanik u dënua me 6 javë burg pasi refuzoi të mbante maskën në Singapor. Ai u lirua të enjten dhe do të dëbohet nga vendi, sipas një njoftimi nga autoritetet.

Benjamin Glynn, 40 vjeç, u dënua të mërkurën me gjashtë javë burg, por u lirua për shkak të kohës që qëndroi në paraburgim, i cili përfshinte dy javë në një institucion të shëndetit mendor, tha Shërbimi i Burgjeve në Singapor (SPS).

Glynn – baba i dy fëmijëve me origjinë nga Helmsley, Yorkshire  u shpall fajtor për disa akuza: për mos-mbajtjen e maskës gjatë një udhëtimi me tren në maj, për shqetësim të publikut dhe kërcënimin ndaj nëpunësve publikë.

Glynn qëndroi në një institucion të shëndetit mendor për shkak të sjelljes dhe vërejtjeve që mori në gjykatë. Të mërkurën ai i kërkoi gjykatës ti rikthehej pashaporta dhe i cilësoi akuzat “ të paligjshme”.

Aziatikët janë të njohur për zbatimin e rregullave të rrepta dhe kanë burgosur dhe gjobitur qindra për shkeljen e rregullave të COVID-19. Disa të huajve u është hequr leja e punës për shkelje të rregullave.

Në shkurt, një gjykatë në Singapor dënoi një burrë britanik me dy javë burg pasi ai shkeli protokollet strikte të Covid duke dalë nga dhoma e tij e hotelit për të takuar të fejuarën e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat