Rusia reagon për gjendjen në Afganistan, Lavrov zbulon vendimin që kanë marrë

Evropë

Rusia reagon për gjendjen në Afganistan, Lavrov zbulon vendimin që kanë marrë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:43
Sergei Lavrov

Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj që të dërgojë avionë për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve afganë, duke i dërguar ata drejt vendeve të huaja që do të tregojnë interes për t’i pritur dhe akomoduar.

Ka qenë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ai që ka deklaruar se përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan kanë siguruar se nuk ka asnjë pengesë për dërgimin e avionëve rusë në Kabul, teksa shtoi se siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar.

“Duke u nisur nga situata që po vezhgohet tani për tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftësia e një serë shtetesh perëndimor të organizojnë evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanë një mundësi të tillë, ne do të donim të informonim si vijon më poshtë:

Me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do të tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”, deklaroi Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat