Ky shtet evropian ndalon evakuimet pas shpërthimit në Kabul

Evropë

Ky shtet evropian ndalon evakuimet pas shpërthimit në Kabul

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:23
Afganistan

Norvegjia nuk mund të vazhdojë me evakuimin e qytetarëve të saj të mbetur në Kabul, është shprehur ministri i Jashtëm i vendit.

“Dyert e aeroportit janë tashmë të mbyllura dhe nuk është më e mundur që të fusim njerëz brenda”, ka thënë Ine Eriksen Soereide për televizonin “TV2”.

Shpërthimet që shkundën aeroportin e Kabulit ndodhën në të njëjtën ditë që disa shtete njoftuan për ndalimin e evakuimeve pas situatës së çorientuar të sigurisë.

Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me opeacionin e evakuimeve nga Kabuli pavarësisht sulmit të ndodhur ditën e sotme në aeroportin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat