Shpëtohen mbi 500 njerëz në Mesdhe

Evropë

Shpëtohen mbi 500 njerëz në Mesdhe

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Anijet e rojeve bregdetare italiane kanë shpëtuar 539 emigrantë nga një varkë peshkimi që po largohej nga ishulli i Lampeduzas. Bëhet fjalë për shpëtimin më të madh të emigrantëve në ishullin italian në një ditë të vetme.

Mes tyre kishte gra dhe fëmijë, ndërkohë që autoritetet raportuan se disa nga emigrantët, të cilët kishin udhëtuar përtej Detit Mesdhe nga Libia thuhet se shfaqën shenja dhune. Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për atë që mund të ketë ndodhur.

Një mjek nga grupi humanitar MSF (Mjekët pa Kufi), Alida Serrachieri, tha se një numër i emigrantëve duket se janë sulmuar fizikisht në Libi, ndërsa prisnin një varkë për t’i transportuar ata në Evropë.

Hetuesit po shikojnë mundësinë që emigrantët të kenë qenë të burgosur në mënyrë të rreme në Libi, raportojnë mediat lokale.

Dy anije të rojes bregdetare dhe një varkë doganore nga policia italiane e krimeve financiare, Guardia di Finanza, ndihmuan në transportimin e emigrantëve në Lampeduza.

Lampedusa është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat