Pas skandalit seksual, zyrtari i lartë Matt Hancock nis pushimet romantike me asistenten e tij! Ja çfarë po planifikon ai

Evropë

Pas skandalit seksual, zyrtari i lartë Matt Hancock nis pushimet romantike me asistenten e tij! Ja çfarë po planifikon ai

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:45
Matt Hancock dhe Gina Coladangelo

Ish-sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka nisur pushimet romantike me të dashurën, Gina Coladangelo, në Alpet Zvicerane.

Dyshja qëndroi në një banesë që kushton 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon, raporton “The Sun”.

Besohet se ky është udhëtimi i parë romantik i çiftit që kur u zbulua lidhja e tyre sekrete. Dyshja thuhet se ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar drejt Alpeve Zvicerane të martën.

Hancock u pa muajin e kaluar duke bërë sërf gjatë pushimeve në Cornwall, së bashku me tre fëmijët e tij. Kjo vjen vetëm disa muaj pasi ai dha dorëheqjen për shkak të veprimeve të turpshme që bënte në zyrën e tij së bashku me asistenten.

Ai u detyrua të linte kabinetin në qershor pasi “The Sun” publikoi imazhe të shkrepura në zyrën e tij, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me 44-vjeçaren Gina Coladangelo, në një periudhë ku duhet të respektonte rregullat për distancimin social.

Thuhet se ai i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.

Hancock, 42 ​​vjeç, u largua nga shtëpia ndërsa zonja Coladangelo, e cila gjithashtu ka tre fëmijë, u nda nga burri i saj Oliver Tress.

Besohet se Hancock dhe partnerja e tij e re po mendojnë të bëjnë një dalje publike bashkë për të realizuar disa fotografi të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat