“Kurrë s’do t’i njohim talibanët”, thotë ministri britanik

Evropë

“Kurrë s’do t’i njohim talibanët”, thotë ministri britanik

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:15
Dominic Raab

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka thënë se Britania e Madhe duhet të përshtatet me realitetin e ri në Afganistan dhe se duhet t’i ndihmojë qytetarët britanikë që kanë mbetur atje.

“Prioriteti ynë i menjëhershëm është të sigurojmë kalimin e sigurt të atyre shtetasve britanikë të mbetur, por edhe afganëve që punuan për Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerëve që mund të jenë në rrezik më të madh,” thotë ai.

Ai në një konferencë për media pas vizitës që ka realizuar në Katar me drejtuesit e atjeshëm ka thënë se kurrë nuk do t’i njohin talibanët.

“Qeveria britanike nuk do t’i njohë talibanët në asnjë kohë as edhe në të ardhmen. Por e shohim nevojën për angazhim të drejtpërdrejtë. Unë mendoj se ka një hapësirë të rëndësishme për angazhim dhe dialog për të testuar garancitë që janë bërë tashmë nga talibanët”.

Raab ka treguar për gjërat që i ka diskutuar me liderët e Katarit.

“E para është të sigurohemi që Afganistani të mos jetë strehë e terroristëve përsëri. E dyta, parandalimi i një krize humanitare. E treta për të ruajtur stabilitetin rajonal. E katërta për të testuar dhe mbajtur në llogari talibanët mbi angazhimet e tyre. Padyshim që ne do t’i kushtojmë më shumë kujdes fushës së drejtave të njeriut dhe trajtimin e grave dhe vajzave”, ka thënë Raab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat